LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista me emrat e kandidatëve për drejtor të ShSKUK-së

Publikohet lista me emrat e kandidatëve për drejtor të ShSKUK-së

Gjashtë kandidatë janë përzgjedhur në listën për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Emrat e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret në konkursin publik të datës 31 mars 2023, janë publikuar në faqen zyrtare të ShSKUK-së.


Në mesin e tyre janë edhe ish-drejtorët e mëparshëm, Basri Sejdiu e Basri Lenjani.

Kandidat për drejtor të ShSKUK-së është edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

Pozitën e drejtorit të ShSKUK-së e synojnë edhe Sanije Gashi, Haqif Arifi dhe Elvir Azizi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës tri javë më parë ka miratuar Bordin e ri drejtues të ShSKUK-së.

Bordi i ri drejtues i SHSKUK-së do ta ketë këtë përbërje:

Dr. Dren Bushnjaku- përfaqësues nga QKUK,

Dr. Tetore Olloni – përfaqësuese nga QKUK, Klinika Stomatologjike,

Dr. Rrezarta Bajrami nga IKSHPK,

Dr. Besim Demolli nga spitali i Ferizajt,

Dr. Vjollca Kadolli nga shërbimi i kujdesit parësor shëndetësorë,

Dr. Naim Bardiqi si përfaqësues nga MSH, dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor që zgjidhet përmes konkursit publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori