LAJMI I FUNDIT:

Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin Makiivka që kontrollohet nga rusët, raportohet për të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin Makiivka që kontrollohet nga rusët, raportohet për të plagosur

Në një shpërthim gjatë zjarrit të artilerisë në qytetin Makiivka në lindje të Ukrainës, 25 persona u plagosën, njoftuan autoritetet pushtuese ruse.

Udhëheqësi i rajonit të Donetskut, i emëruar nga Moska, Denis Pushilin, tha në kanalin e tij Telegram të mërkurën në mëngjes se ka të lënduar në qytetin e pushtuar nga forcat ruse, transmeton Telegrafi.

“Shpërthimi u ndje nga shumica e banorëve të Makiivka dhe Donetsk”, tha ai.


Ukrainasit tregojnë arsyen se pse kundërsulmi ndaj rusëve po shkon ngadalë
Lexo po ashtu Ukrainasit tregojnë arsyen se pse kundërsulmi ndaj rusëve po shkon ngadalë

Sipas Pushilin, ndërtesat e banimit, një spital, shkolla dhe një kopsht fëmijësh janë dëmtuar.

Në kanalin ukrainas StratCom, u publikua një video e realizuar me telefon të një shpërthimi të fuqishëm në qytet, ku pretendohet se ishte një sulm në një bazë ushtarake ruse.

Ukrainasit thanë se shpërthimi ishte aq i fortë sepse një depo karburanti ose municioni u godit gjatë granatimeve.

Sipas blogjeve ushtarake ruse, raketat e artilerisë HIMARS, të cilat Ukraina i mori nga SHBA, u përdorën për granatime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hezbollahu

Hezbollahu "në gatishmëri të lartë" pas sulmeve izraelite

Botë
Grupi militant Hezbollah sulmon një komunitet në veri të Izraelit

Grupi militant Hezbollah sulmon një komunitet në veri të Izraelit

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
Zgjedhjet në Venezuelë: Për herë të parë në 25 vjet rrezikohet Partia Socialiste

Zgjedhjet në Venezuelë: Për herë të parë në 25 vjet rrezikohet Partia Socialiste

Botë
Putin paralajmëron SHBA-në kundër vendosjes së raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani

Putin paralajmëron SHBA-në kundër vendosjes së raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani

Botë
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Botë
Kalo në kategori