Bujar Osmani: Duhet të aktivizojmë të gjithë mekanizmat për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonin e OSBE-së
Sesioni veror i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së zhvillohet në një kohë sfidash të mëdha për Organizatën, për sigurinë dhe bashkëpunimin – vlerat tona kryesore. Në kushtet e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, qëllimi ynë si Kryesues të OSBE-së është t’i respektojmë detyrimet tona, ta ruajmë funksionalitetin e Organizatës dhe të kërkojmë mënyra për të rivendosur dialogun.
Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fjalimin e sotëm përmes videos në Seancën verore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që mbahet në Vankuvër të Kanadasë.
“Nuk do të bëjmë kompromis me këto parime. Dialogu thelbësor mund të zhvillohet vetëm në linjë me këto parime dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në këtë drejtim, i bëjmë thirrje Federatës Ruse që menjëherë t’i ndërpresë sulmet. Jemi të bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe ukrainasve që po vuajnë dhe dënojmë fuqishëm krimet ruse të luftës”, tha Osmani në fjalimin e tij.
Osmani falënderoi parlamentarët për punën dhe angazhimin e tyre për përfaqësimin e të drejtave të më shumë se një miliardë njerëzve nga i gjithë rajoni i OSBE-së. Vetëm përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë dhe mirëkuptimit të nevojave të njerëzve mund të nxisim vullnetin politik për tejkalimin e sfidave aktuale, potencoi Osmani.
“Lufta në Ukrainë mbetet prioriteti ynë kryesor, por në krye të agjendës sonë janë të gjitha konfliktet e stërzgjatura dhe jostabiliteti në rajonin e OSBE-së që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve. Prandaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm aktivizimi i të gjitha mekanizmave dhe kapaciteteve të OSBE-së për të mbështetur paqen dhe bashkëpunimin”, tha Osmani.
Osmani, para rreth treqind delegatëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, prezantoi edhe një herë prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën dhe kërkoi përkushtim politik dhe iniciativa që së bashku do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe diplomacisë parlamentare në rajonin e OSBE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime