LAJMI I FUNDIT:

Hudson-Odoi e do largimin nga Chelsea

Hudson-Odoi e do largimin nga Chelsea

Callum Hudson-Odoi dëshiron të largohet nga Chelsea këtë verë në kërkim të minutazhës më të lartë.

Anësori ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij në Stamford Bridge, por po kërkon një klub të ri përpara sezonit të ardhshëm.

Reprezentuesi anglez e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bayer Leverkusen, por është rikthyer te Chelsea, ku do të fillojë para-sezonin.


Cucurella dhe shtatë lojtarë të tjerë që Chelsea mund të shesë pasi fillon 'faza e dytë' e spastrimit të skuadrës
Lexo po ashtu Cucurella dhe shtatë lojtarë të tjerë që Chelsea mund të shesë pasi fillon 'faza e dytë' e spastrimit të skuadrës

Sidoqoftë, Hudson-Odoi duhet të luajë futboll të qëndrueshëm për të ekipin e parë, një perspektivë që mund të mos jetë e afërt nën drejtimin e Mauricio Pochettino sezonin e ardhshëm.

22-vjeçari ka qenë në Chelsea që në moshën 8-vjeçare, por tani ai është gati të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë.

Klubi londinez është i hapur për të dëgjuar ofertat për të diplomuarin nga akademia e tyre gjatë afatit kalimtar.

Fulham dhe Milani janë ndër klubet që besohet se janë të interesuar për Hudsom-Odoin. /Telegrafi/