LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri holandez pas takimit me Kurtin: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Kryeministri holandez pas takimit me Kurtin: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili së bashku me holomogun e tij të Luksemburgut Xavier Bettel po qëndrojnë në Prishtinë, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut në mënyrë që të normalizohen raportet mes dy shteteve.

Pas takimit të të dy liderëve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rutte ka deklaruar kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për prosperitetin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kurti pas takimit me homologët nga Holanda dhe Luskemburgu: Kosova e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore
Lexo po ashtu Kurti pas takimit me homologët nga Holanda dhe Luskemburgu: Kosova e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore

“Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër shtetet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Përfshirja jonë në Kosovë është më e afërt se kurrë dhe tentojmë të forcojmë dhe zgjerojmë këtë angazhim në nivel bilateral dhe evropian”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.


“Agresioni i Rusisë në Ukrainë e ka bërë këtë edhe më të rëndësishme se kurrë më parë. Stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Holanda dhe Luksemburgu tentojnë t’i shtyjnë palët drejt dialogut në mënyrë që të normalizohen raportet mes dy shteteve. Shpresoj se kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për prosperitetin drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Rutte tutje ka folur edhe për bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, duke thënë se “jemi duke punuar për të bërë edhe më shumë në këtë drejtim”

“Mund të bëjmë edhe më shumë p.sh në çështjen e migracionit. Mund të bëjmë edhe më shumë në fushën e liberalizimit. I përkrahim përpjekjet e Kosovës për punën e bërë për vizat”, është shprehur kryeministri holandez. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori