LAJMI I FUNDIT:

Breshëri kallashnikovi ndaj banesës në Krujë, një viktimë, plagoset një i mitur

Breshëri kallashnikovi ndaj banesës në Krujë, një viktimë, plagoset një i mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në Larushkë të Krujës ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj shtëpisë së shtetasit G.B., ku është vrarë kunati i tij R.S. dhe ka mbetur i plagosur i biri 18-vjeçar A.B..


Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Sakaq, në Tapizë, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volksëagen”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.