LAJMI I FUNDIT:

Ngufati gruan dhe dy fëmijët, policia britanike e godasin me elektroshok vrasësin që mbante thikën në dorë – dënohet me burgim të përjetshëm

Ngufati gruan dhe dy fëmijët, policia britanike e godasin me elektroshok vrasësin që mbante thikën në dorë – dënohet me burgim të përjetshëm

Një baba që ngufati gruan dhe dy fëmijët e tyre me një rrip të fustanit, derisa ishte nën ndikim të alkoolit dhe më pas me thikë ua preu fytin, është goditur me elektroshok nga policia dhe më pas është prangosur.

Me të shfaqur në bankën e të akuzuarve, i është bërë e ditur se është dënuar me burgim të përjetshëm.


Saju Chelavalel sulmoi gruan e tij Anju Asok, infermiere në Britani si dhe fëmijët Jeeva Saju, 6-vjeç dhe Janvi Saju, 4 – duke i ngufatur me rrip të fustanit.

Në procesin gjyqësor gjithashtu është bërë e ditur se ai kishte tentuar të helmojë fëmijët, dhe kishte realizuar një audio-incizim derisa i kishte ngufatur fëmijët dhe gruan.

Fqinjët e brengosur kishin alarmuar policinë, kur Saju nuk u paraqit në vendin e punës në spitalin Kettering dhe policët u futën në shtëpinë e tij – duke u konfrontuar me Chelavalelin.

Kamerat e vendosura në uniformat e tyre shfaqin agresorin me thikë në dorë duke bërtitur “më vrisni”, e disa sekonda më pas është goditur me elektroshok.

Policët gjetën trupat e pajetë të Anju, Jeeva dhe Janvi në një dhomë të shtëpisë. E Chelavalel pranoi vrasjen dhe në atë moment është dënuar me burgim të përjetshëm.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Bosnja
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Evropa
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Botë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Kalo në kategori