LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur tanku rus shpërthen dhe shndërrohet “në një top të madh zjarri” ndërsa Ukraina tregon rezultate të tjera në kundërofensivën e saj

Momenti kur tanku rus shpërthen dhe shndërrohet “në një top të madh zjarri” ndërsa Ukraina tregon rezultate të tjera në kundërofensivën e saj

Disa pamje të reja mahnitëse nga vijat e frontit të Ukrainës kanë kapur momentin kur një tank rus u hodh në ajër në një goditje precize nga forcat e Kievit.

Duke vëzhguar fushën e betejës me një kamerë droni, brigada e 225-të e mekanizuar e Ukrainës shënjestroi një tank të vetëm rus që po qarkullonte përgjatë një rruge në veri-perëndim të Bakhmut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një qytet industrial në rajonin Donetsk të Ukrainës që është bërë epiqendra e konfliktit të përgjakshëm.


Si po shkon kundërofensiva? Detaje të reja që tregojnë gjendjen në jug dhe në lindje të Ukrainës
Lexo po ashtu Si po shkon kundërofensiva? Detaje të reja që tregojnë gjendjen në jug dhe në lindje të Ukrainës

Dhe ndërsa lëviz në një pozicion të ekspozuar, ai qëllohet me një goditje të saktë dhe shpërthen në një “top zjarri të madh portokalli”.

Pak çaste më vonë, mund të shihet sesi ata që ishin në tank shpëtojnë nga pajisja e palëvizur dhe vrapojnë drejt pemëve.

Kjo vjen pasi Ministria e Mbrojtjes i Ukrainës këtë mëngjes pretendoi se forcat e Kievit kishin rimarrë rreth 37 kilometra katrorë (14 milje katrorë) të territorit të mbajtur nga Rusia javën e kaluar.

“Ngecin në baltë”: Komandanti ukrainas kërkon armët amerikane dhe britanike, thotë se tanket franceze janë të papërshtatshme për kundërofensivë
Lexo po ashtu “Ngecin në baltë”: Komandanti ukrainas kërkon armët amerikane dhe britanike, thotë se tanket franceze janë të papërshtatshme për kundërofensivë

“Gjatë javës së kaluar… zona e çliruar (në lindje) u rrit me nëntë kilometra katrorë”, ka thënë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, duke shtuar se forcat ukrainase kishin hequr 28 kilometra katrorë të tjerë në jug nga kontrolli rus.

Ndryshe, progresi ka qenë i ngadaltë, por i qëndrueshëm që kur Ukraina njoftoi kundërsulmin e saj të shumëpritur muajin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Azia
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Amerika
Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Evropa
Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Amerika
Grupi rus anti-Putin i përfshirë në vënien e zjarrit në luftanijen ruse

Grupi rus anti-Putin i përfshirë në vënien e zjarrit në luftanijen ruse

Evropa
Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Botë
Kalo në kategori