LAJMI I FUNDIT:

Wiki Loves Earth Albania & Kosovo 2023

Wiki Loves Earth Albania & Kosovo 2023

Për të kapur dhe dokumentuar peizazhet mahnitëse të Shqipërisë dhe Kosovës, Wikimedian-ët e gjuhës shqipe zhvillojnë garën “Wiki Loves Earth” që është njëherësh edhe një garë botërore e fotografisë.

Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe ftojnë fotografë profesionistë, amatorë, të apasionuarit pas fotografisë dhe natyrës të marrin pjesë në këtë garë.


Wiki Loves Earth Albania & Kosovo 2023 do t’u ofrojë fituesve një sërë çmimesh. Tre fitues për Kosovën dhe tre fitues për Shqipërinë:  Vendi I – 200 euro; Vendi II – 150 euro; dhe Vendi III – 100 euro.

Kjo garë fotografie promovon krijimin dhe përmirësimin e përmbajtjes së Wikimedia-s me bukuritë e natyrës së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe nxit komunitetin të vënë në pah vlerën e tyre.

Fotografët kanë mundësi të shfaqin talentin dhe punën e tyre në Wikipedia dhe jo vetëm. Pjesëmarrësit dhe entuziastët e natyrës duhet t’i ngarkojnë fotografitë në periudhën 1-31 korrik.

Për më shumë informacion rreth garës, vizitoni lidhjen: KËTU

Kontakt:
Email: info@wikimediashqip.org
Instagram:https://www.instagram.com/SQWikimedians_UG
Twitter: https://twitter.com/SQWikimediansUG
Facebook:  https://www.facebook.com/SQWikimediansUG