LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut fillon negociatat për qasje në Programin e BE-së për mjedisin

Maqedonia e Veriut fillon negociatat për qasje në Programin e BE-së për mjedisin

Sot, Komisioni Evropian po fillon negociatat me shtatë vende jashtë BE-së, përfshirë Maqedoninë e Veriut, për lidhjen e tyre me Programin e BE-së për Mjedis dhe Klimë (LIFE).

Gjashtë vendet e tjera me të cilat Komisioni Evropian do të nisë negociatat e sotme janë Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Moldavia dhe Turqia.

Siç njoftojnë nga Komisioni, bashkimi me Programin LIFE do të ndihmojë shtatë vendet të zhvillojnë teknika, qasje dhe praktika më të mira mjedisore dhe klimatike inovative që kontribuojnë në një ekonomi klimatike neutrale, rrethore dhe adaptive dhe që mbrojnë dhe rivendosin natyrën.


Sipas njoftimeve nga KE, në kuadër të fillimit të negociatave është paraparë edhe takim me ministren e Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor, Kaja Shukova me eurokomisarin e Mjedisit, Oqeaneve dhe Peshkatarisë, Virginijus Sinkevicius./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori