Komuna e Shtimes përuroi sot parkun e ri në fshatin Davidovc.
Në vlerën prej më shumë se 144 mijë euro, projekti pritet që të përfundojë shumë shpejt.
Parku pritet që t’ju shërbejë qytetarëve të grupmoshave të ndryshme, që të kalojnë kohë me njëri-tjetrin në ambiente të hapura, duke zhvilluar aktivitete të shumta.
Në 33-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, kryeministri Albin Kurti u shpreh se nuk kishte më mirë si të kremtohej kjo ditë se në këtë park, ku fëmijët do të kenë mundësinë të kalojnë çaste të këndshme me njëri-tjetrin.
Duke folur për këtë investim, kryeministri Kurti tha se parku prej 1 hektari në Davidovc ka vlerën e 144 mijë eurove.
“Të gjitha vendimet e mëdha politike merren për të tashmen dhe për të ardhmen. E tashmja dhe e ardhmja janë fëmijët, andaj ku ka më mirë sesa në Shtime të kremtohet 33-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, pikërisht me këtë park për fëmijët, ku ata do të mund të kalojnë qaste të këndshme me njëri-tjetrin…Urojmë që edhe ky park do të kthehet një vend ku shumë fëmijë dhe grupmosha të ndryshme do të kalojnë kohën e lirë dhe do të përjetojnë momente së bashku. Janë këto hapësira që e lidhin individin me vendin. Ky park është 144 mijë euro dhe ka një sipërfaqe prej 1 hektar”, tha Kurti.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh i lumtur për përurimin e parkut dhe tha se shpreson që herën tjetër të vizitojë këtë park me mbesën e tij.
“Jam shumë i lumtur, pasi me më dëshirë i hapi këto parqe sesa ato parqet e biznesit, edhe ato me qejf, por parqet për fëmijë janë të një rëndësie tjetër. Me shpresë që partneriteti do të rritet mes dy vendet dhe uroj që herën tjetër do të jem këtu prezent, të gjitha lodrat dhe i gjitha parku është i kompletuar dhe që kam mundësi të luajë me mbesën time këtu”, tha Rohde.
Ndërsa, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se hapësira të tilla janë të nevojshme për vendin.
Derisa tregoi më shumë për investimin në fjalë, Aliu se janë në proces edhe të shumë projekteve të tjera, porse kërkoi përkrahjen e qeverisë.
“Si qeverisje ne kuptojmë sa shumë është e nevojshme të shtojmë hapësira të tilla që ju mundësojnë qytetarëve tanë të kenë adresë ku të kalojnë kohë në ajër të pastër dhe ku gjithashtu kanë fëmijët më vetë që mund të luajnë pranë tyre. Andaj jam i gëzuar që në këtë prani kaq të lartë të hierarkisë institucionale t’ia urojë këtë park banorëve të këtij vendi. Kemi vendosur që ta emërojmë në emër të landit që ka kontribuar për këtë park pra “Nordrhein-Westfalen”. Këtë emër ky park do ta mbajë me nder dhe do të jetë simbol trashëgimie i bashkëpunimit mes dy popujve si dhe institucioneve tona edhe ne të ardhmen. Nuk po them që çdo gjashtë muaj do të përurojmë një park, sepse jemi në proces edhe shumë projekteve tjera, por e dimë që kryeministri do të na përkrahë në çdo hap”, tha Aliu.
Ndërkaq, deputeti i kuvendit të landit në NRW, Hartmut Ganzke tha se pas vizitave që kishte me kryetarin Aliu në këtë komunë, u bind se populli në përgjithësi është duke punuar për të arritur një të ardhme më të mirë.
Projekti në fjalë është bashkëpunim i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Komunës së Shtimes dhe Republikës Nordrhein-Westfalen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filloi me punë shkolla e re në Vizbegë, po regjistrohen nxënësit e klasës së parë
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni – dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”
Sali Berisha për “The Frontliner”: Po minohet sovraniteti i Kosovës
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit