LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shkëlqen në Paradën e Krenarisë në Londër, performon para mijëra pjesëtarëve të komunitetit LGBT+

Rita Ora shkëlqen në Paradën e Krenarisë në Londër, performon para mijëra pjesëtarëve të komunitetit LGBT+

Rita Ora mahniti fansat me prezencën e saj në Paradën e Krenarisë të shtunën, kur u shfaq në skenë si një e ftuar speciale.

Këngëtarja 32 vjeçe, theksoi linjaty e saj trupore në një mini-fund ngjyrë rozë, të kombinuar me një bluzë dhe kravatë të përshtatshme.

Rita vuri në dukje barkun e saj të tonifikuar, të cilin e kombinoi me çizme prej kadifeje me platformë rozë të gjata deri tek gjuri, shkruan DailyMail.


Këngëtarja ishte në elementin e saj teksa interpretonte hitet e saj të jashtëzakonshme para turmës, e cila ishte mbledhur në kryeqytet për të festuar për të ditën e komunitetin LGBT+.

Rita Ora duket magjepsëse me fustan të zi, teksa largohet pas paraqitjes së shkëlqyer në BBC
Lexo po ashtu Rita Ora duket magjepsëse me fustan të zi, teksa largohet pas paraqitjes së shkëlqyer në BBC

Ylli i muzikës pop i bajti flokët e saj kaçurrela të lëshuara pas shpinës, por të lidhura me një bisht lart.

Ajo zgjodhi një makijazh të karakterizuar kryesisht nga ngjyra rozë e ndezur.

Rita – e cila është e martuar me regjisorin e Zelandës së, Re Taika Waititin – nuk mund ta fshehte buzëqeshjen nga fytyra e saj teksa argëtonte turmën me muzikë.

Këngëtarja interpretoi një listë të hiteve të saj më të fundit dhe më të mëdha – shoqëruar nga një mori kërcimtarësh në skenë.

Madje në një moment ajo u fotografua e shtrirë në anën e saj, me njërën këmbë të drejtuar drejt në ajër, duke treguar fleksibilitetin dhe shkathtësinë e saj.

Duke postuar disa imazhe në Instagramin e saj pas performancës energjike, Rita tha: “Parada e Krenarisë? Dua të them, forca! Kam kaluar sa më bukur! Faleminderit shumë që më lejuat të performoj”.

“Turma që ishe e pabesueshme dhe unë jam shumë mirënjohëse. Unë ju dua shumë të gjithëve dhe nuk e marr kurrë këtë si të mirëqenë”.

Ajo shtoi: “Kjo ishte një nga shfaqjet e mia më të preferuara që kam bërë ndonjëherë. Gëzuar Paradën e Krenarisë”.

Këtë vit, parada zyrtare e Krenarisë në Londër u zhvillua nga Hyde Park Corner, përmes Piccadilly Circus, poshtë Haymarket dhe përgjatë Pall Mall deri te Sheshi Trafalgar, duke kulmuar në Whitehall Place.

Adam Lambert kryeson skenën e Paradës së Londrës në sheshin Trafalgar, me mbështetjen e Idina Menzel, Todrick Hall si dhe atë performancë surprizë nga Rita Ora.

Parada – e udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë së Londrës – mbolodhi rreth 600 grupe të përbëra nga Grupet e Komunitetit LGBT+, bizneset LGBT+ dhe partnerët që u marshuan në kryeqytetin britanik.

Si një organizatë jofitimprurëse, çdo fond i tepërt i krijuar nga London Pride riinvestohet përsëri në komunitetin LGBT+, për të mbështetur iniciativat dhe fushatat që synojnë të promovojnë një përfshirje dhe pranim më të madh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Kalo në kategori