LAJMI I FUNDIT:

Dëmet nga stuhia në Prishtinë, ekipet intervenojnë në 13 raste

Dëmet nga stuhia në Prishtinë, ekipet intervenojnë në 13 raste

Pas stuhisë që goditi të shtunën Prishtinës, ekipet komunale kanë intervenuar në 13 raste të ndryshme për të sanuar dëmet e shkaktuara.

Siç thuhet në komunikatën për media nga Komuna e Prishtinës, në terren kanë intervenuar ekipet e drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Shërbimeve Publike në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe punëtorët e “Hortikulturës” dhe Policinë.

Dëmet nga moti i ligë, Rama: E kemi larguar lisin e rrëzuar dhe e kemi pastruar zonën
Lexo po ashtu Dëmet nga moti i ligë, Rama: E kemi larguar lisin e rrëzuar dhe e kemi pastruar zonën

“Ekipet e drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit në bashkëpunim me Brigadën profesionale të Zjarrfikësve, punëtorët e ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura” dhe policinë kanë intervenuar në zona të ndryshme të kryeqytetit për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut që preku Prishtinën gjatë ditës”, thuhet në komunikatë.


Nga komuna kanë falënderuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për “shprehjen e gatishmërisë për të na ndihmuar në rast nevoje”.

Punët thuhet se janë duke vazhduar ende dhe deri tani ekipet kanë intervenuar në pastrimin e rrugëve nga degët dhe pemët e rrëzuara nga stuhia, largimin e kulmeve të dëmtuara e po ashtu kanë larguar ujërat nga oborret e shtëpive të disa qytetarëve.

“Do të qëndrojmë pranë qytetarëve për t’iu ndihmuar aty ku kanë nevojë. Jemi duke punuar intensivisht që të pastrojmë gjithë zonat e prekura nga shiu i rrëmbyeshëm që
ra gjatë ditës. Falënderoj të gjithë të angazhuarit, zjarrfikësit, policët e punëtorët e palodhshëm të ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura”. Lus qytetarët që të thërrasin pa pagesë në numrat e telefonit 0800 122 33 dhe 0800 122 44 dhe të na informojnë për dëmet që mund të kenë pësuar nga stuhia e shiut”, ka deklaruar Lulzim Fushtica, drejtor për siguri dhe emergjenca në kryeqytet.

Sipas komunës, ekipet e angazhuara do të vazhdojnë punën edhe më tutje në terren.

Moti i ligë ka bërë që në shumë rrugë të kryeqytetit të vështirësohet qarkullimi, si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm. Ndërsa, erërat kanë rrëzuar edhe disa drunj në qytet.

Erërat e forta kanë rrëzuar edhe kulmin e një objekti në lagjen Bregu i Diellit.

Si pasojë e situatës së krijuar ka reaguar kryetari i Prishtinës i cili ka apeluar te qytetarët që të reduktojnë lëvizjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori