LAJMI I FUNDIT:

Goldman Sachs mund të largohet nga partneriteti me Apple

Goldman Sachs mund të largohet nga partneriteti me Apple

Goldman Sachs është duke konsideruar largimin nga partneriteti me Apple, raportoi të premten Wall Street Journal.

Firma prodhuese e iPhone-ëve dhe Goldman Sachs kishin filluar shpërndarjen e një kredit karte virtuale në vitin 2019.

Banka në fjalë është në bisedime me American Express për marrjen sipër të partneritetit të kartës së saj të kreditit Apple, transmeton Telegrafi.


Por marrëveshja mes Goldman Sachs dhe American Express mund të përfshijë gjithashtu edhe marrjen në kontroll edhe të sipërmarrjeve të tjera që ata kanë me gjigantin teknologjik, thuhej tutje në raport, duke cituar persona që kanë njohuri për çështjen.

Reuters shkruan se ata kanë kontaktuar Apple, Goldman Sachs dhe American Express për të marrë më shumë informata në lidhje me raportimet, por se nuk kanë marrë përgjigje.

Apple tha në fillim të këtij viti se do të bashkëpunojë me Goldman Sachs për të ofruar kursime me shkallë të lartë për klientët e kartave, teksa bankat konkurrojnë për paratë e klientëve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google prezanton

Google prezanton "Daily Listen" - një mënyrë e re për të marrë lajme përmes audios

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Teknologji
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Teknologji
Kalo në kategori