LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e rrezikshme

Tahiri: Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e rrezikshme
Foto: Arkiv

Ish kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pasi KE mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

Tahiri këtë e ka quajtur ide shumë të rrezikshme, derisa ka kërkuar edhe reagim popullor.

“Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e papranueshme dhe e rrezikshme! Populli duhet të përgatitet ta kundërshtojmë masovikisht, ashtu njësoj siç kundërshtuam okupimin nga Serbia”, ka shkruar Tahiri.


Ndryshe sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë
Lexo po ashtu KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBA-në./Telegrafi/