LAJMI I FUNDIT:

KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi sot se mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë dhe kjo sipas tij me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

Michel i bëri komentet para samitit të Bashkimit Evropian, punimet e së cilës do të zhvillohen të enjten dhe të premten, ku do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Këshillit Evropian në një deklaratë për media tha se duhen hapa të qartë drejt normalizimit.


“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë që sa më parë që të jetë e mundur, për të organizuar një konferencë…”, tha Michel, raporton Telegrafi.

Ai po ashtu potencoi nevojën e koordinimit me SHBA-në.

“Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe koha ka ardhur të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi]”, tha Michel, derisa shtoi se po përpiqen maksimalisht për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell kishte dhënë idenë për një konferencë ndërkombëtare.

Ai kishte shprehur idenë që të organizohet një konferencë me të dy liderët, atë të Kosovës dhe Serbisë me ekipet e BE-së dhe SHBA-së dhe “mos të lejohet që ata të dalin pa arritur një marrëveshje”.

“Shpresoj shumë që ideja e konferencës së nivelit të lartë do të marr vëmendje e ku do të marrin pjesë liderët e dy palëve dhe ekipet e BE-së dhe SHBA-së, dhe të mos lejohen ata të dalin pa arritur një marrëveshje, ndryshe pastaj për t’u përballur me pasojat e asaj, që do të jetë shumë e dhimbshme për të gjithë”, ishte shprehur Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Lajme
Kurti darkë pune me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA, aleati ynë i palëkundur – Kosova është partnere e besueshme

Kurti darkë pune me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA, aleati ynë i palëkundur – Kosova është partnere e besueshme

Lajme
A kishte mundësi UÇK-ja ta fitonte luftën pa NATO-n, kështu mendon Maqedonci

A kishte mundësi UÇK-ja ta fitonte luftën pa NATO-n, kështu mendon Maqedonci

Lajme
Ultimatumi i Ramës në takimin me kryebashkiakët: Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Ultimatumi i Ramës në takimin me kryebashkiakët: Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Lajme
Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Lajme
Vdiq sot në një hotel në Kavajë, Daum deklaronte: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve, se i Gjermanisë

Vdiq sot në një hotel në Kavajë, Daum deklaronte: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve, se i Gjermanisë

Lajme
Kalo në kategori