LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në RMV i cilëson si të pabaza reagimet dhe kundërshtimet e Kishës Ortodokse ndaj Ligjit për barazi gjinore

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në RMV i cilëson si të pabaza reagimet dhe kundërshtimet e Kishës Ortodokse ndaj Ligjit për barazi gjinore

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pretendon se reagimet në opinion, përkatësisht nga Kisha Ortodokse Maqedonase kundër propozim-Ligjit për Barazi Gjinore nuk kanë bazë. Sipas ministres, Jovanka Trençevska kisha reagon në mungesë të informacionit dhe njohurisë së përmbajtjes së propozimit. Sipas saj zgjidhja ligjore për Barazi Gjinore dhe Ligji për Evidencën Amë janë dy ligje të ndryshme që nuk kryqëzohen njëri me tjetrin.

“E vërteta e Ligjit për Barazi Gjinore është se avancon përpjekjet e gruas në çdo FUSHË të shoqërisë. Në këtë zgjidhje ligjore nuk trajtohet ndryshimi gjinisë dhe martesat mes gjinive të njëjta, por vetëm përmirësimi i angazhimit të grave dhe mundësive të barabarta mes grave dhe burrave”, deklaroi Jovanka Tençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Lidhur me protestën e Kishës Ortodokse Maqedonase, Trençevska thotë se e drejta e protestës nuk duhet mohuar, por e vërteta duhet thënë ashtu siç është.

“Si njeri që kam luftuar për liritë dhe të drejtat e njeriut, nuk mund të them se protesta nuk duhet mbajtur, protesta është e drejtë legjitime e çdo kujt, por e drejtë legjitime është që e vërteta të thuhet për dy ligjet ashtu siç është”, tha Jovanka Tençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Kisha kundërshton dispozitat ligjore të cilat individit i mundësojnë ndryshimin e gjinisë në aspekt juridik, gjë që sipas tyre i hap rrugën martesës mes gjinive të njëjta në aspektin juridik formal. Pas reagimit të klerikëve, Qeveria vendosi ta tërheq ligjin nga procedura, duke kërkuar mirëkuptimin për debat më të gjerë dhe proces konsultativ. Ligji për Evidencën Amë ishte në procedurë parlamentare edhe vitin e kaluar, por u tërhoq nga procedura pas prononcimit të partive politike se nuk e mbështesin zgjidhjen ligjore./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kalo në kategori