LAJMI I FUNDIT:

Fiku frigoriferin pasi i pengoi zhurma, pastruesi prishi një kërkim dekadësh të kolegjit amerikan

Fiku frigoriferin pasi i pengoi zhurma, pastruesi prishi një kërkim dekadësh të kolegjit amerikan

Një pastrues në një kolegj në shtetin e New Yorkut prishi pa dashje dekada kërkimesh duke fikur një frigorifer për të ndalur tingujt e “alarmit të bezdisshëm”.

Lidhur me këtë rast, Instituti Politeknik Renesselaer (RPI) në Troy, ka ushtruar padi ndaj punëdhënësit të pastruesit, duke thënë se nuk kishte trajnime të duhura, transmeton Telegrafi.

Sipas një padie të paraqitur në gjykatën supreme të New Yorkut në qarkun Rensselaer në fillim të këtij muaji, universiteti po kërkon më shumë se 1 milion dollarë dëmshpërblim, raportoi gazeta Times Union.


“Sjellja dhe neglizhenca e njerëzve e shkaktuan këtë”, tha Michael Ginsberg, një avokat për RPI-n, për Times Union. “Fatkeqësisht, ata kanë fshirë 25 vjet kërkime”.

Pastruesi, emri i të cilit nuk përmendet në padi, ishte i punësuar në Daigle Cleaning Systems dhe punoi në këtë kolegj për disa muaj në vitin 2020, kur ndodhi incidenti.

Laboratori përmbante disa kultura që ishin pjesë e një projekti kërkimor mbi fotosintezën e drejtuar nga profesori i biologjisë dhe kimisë KV Lakshmi, raportoi BBC. Kulturat zakonisht ruheshin në temperature minus 80 gradë Celsius./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Amerika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori