LAJMI I FUNDIT:

Një burrë i shtrirë në rrugë, një foshnje e mbuluar me gjak – pamjet e rënda pas sulmit rus në Kramatorsk

Një burrë i shtrirë në rrugë, një foshnje e mbuluar me gjak – pamjet e rënda pas sulmit rus në Kramatorsk

Numri i njerëzve të vrarë në një sulm me raketa në një restorant picash në qytetin Kramatorsk të Ukrainës Lindore ka shkuar në nëntë, ka konfirmuar kryebashkiaku lokal.

Restoranti në Kramatorsk thuhet se u godit nga një raketë S-300 tokë-ajër të martën në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit nxorën trupin e një djali nga rrënojat”, shkroi kryebashkiaku Oleksandr Goncharenko në Telegram.


Dy vajza 14-vjeçare dhe një djalë 17-vjeçar tashmë janë konfirmuar se kanë vdekur nga sulmi.

Numri i të lënduarve gjithashtu ka shkuar në 60, sipas prokurorit të përgjithshëm ukrainas.

Pamjet e rënda të shpërndara në rrjetin social Twitter tregojnë një burrë të plagosur të shtrirë në tokë, ishte po ashtu i gjakosur dhe njerëzit aty afër po përpiqeshin ta ndihmonin.

Gjithashtu një video tjetër tregonte një foshnje të mbuluar me gjak, të cilën po e mbante në duar nëna e tij.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori