Gjykata e posaçme në Tiranë, rrëzoi kërkesën e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri për të qenë i pranishëm në mbledhjen e parë të Këshillit bashkiak, ku nesër është parashikuar dhe betimi i tij. Zoti Beleri mbahet në paraburgim nën akuzën e shitblerjes së votës. Kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga Gjykatat.
Ndonëse ndodhej në gjendje arresti, Beleri, rezultoi fitues në zgjedhjet e 14 Majit, me një diferencë të ngushtë votash ndaj kandidatit socialist, ish kryebashkiakut Gjergji Goro. Ndërsa më vonë Komisioni qendror i zgjedhjeve, i dha atij mandatin e drejtuesit të ardhshëm të Bashkisë së Himarës.
Moskryerja e betimit krijon një situatë të paqartë juridike. Ligji parashikon mes të tjerash, se mandati i kryetarit të Bashkisë përfundon kur ai “nuk pranon të bëjë betimin”. Ndërkohë që në këtë rast, situata është tërësisht e ndryshme, pasi ai ndodhet në kushtet kur nuk mund ta bëjë atë.
Arrestimi i tij, dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, provokoi acarimin e marrëdhënieve me Greqinë, duke qenë se Beleri është përfaqësues i Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicave greke. Kandidatura e tij u mbështet dhe nga Partia e Lirisë e ish presidentit Ilir Meta dhe grupimi demokratëve i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha.
Përveç replikave në distancë mes dy qeverive, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka pati dy takime në Bruksel me homologët e saj grekë, ku në qendër ishte pikërisht rasti Beleri, të cilin Athina po e trajton si një çështje të shkeljes të të drejtave të minoritetit. Ndërkohë që pala shqiptare këmbëngul se bëhet fjalë për një rast të pastër gjyqësor, në të cilin zoti Beleri, nuk mund të gëzojë asnjë privilegj, nga të qenit pjesë e minoritetit grek.
Edhe sot, ministria e Jashtme greke përmes një deklarate tha se refuzimi i Gjykatës “që ai të marrë pjesë nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën”, tregon, sipas saj, se “qëllimi i autoriteteve shqiptare është që ta privojnë atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë”, duke theksuar se “si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe prezumimin e pafajësisë”.
Deklarata vijon më tej me tonet paralajmëruese se “një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”.
Nuk vonoi reagimi i palës shqiptare. Në një postim në Twitter, Ministrja e Jashthme Olta Xhaçka shkroi se “është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë grekë, kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, theksoi zonja Xhaçka.
Ministrja e Jashtme shqiptare shtoi se “nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tone”, përfundon reagimi i zonjës Xhaçka./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker