Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur nga Uashingtoni, duke u thënë gazetarëve se ka pasur telefonata me aleatët kryesorë për të “siguruar që ne jemi të gjithë në të njëjtën anë” pas tentativës për rebelim në Rusi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan tha se ishte dakorduar se Vladimir Putinit nuk duhet t’i jepet “asnjë justifikim për të fajësuar Perëndimin” ose NATO-n.
“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë. Nuk kishim asnjë lidhje me të. Kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus”, ka thënë ai.
Më herët, Moska tha se po heton nëse agjencitë perëndimore të spiunazhit kanë luajtur një rol në “kryengritje”.
Zoti Biden tregoi gjithashtu se atij iu dhanë përditësime “orë pas ore” gjatë rebelimit jetëshkurtër, i cili përfundoi të shtunën.
Aleatëve iu tha të “përgatiteshin për një sërë skenarësh” pas kësaj, tha Biden, duke shtuar se SHBA do të “vazhdonte të vlerësonte pasojat” por se “është ende shumë herët për të arritur një përfundim përfundimtar se ku po shkon kjo”.
Veç këtyre, presidenti amerikan ka theksuar se kishte qenë në kontakt të ngushtë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Unë i thashë atij se pavarësisht se çfarë ndodhi në Rusi… ne Shtetet e Bashkuara do të vazhdojmë të mbështesim mbrojtjen e Ukrainës dhe sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë