LAJMI I FUNDIT:

E ndoqën për një kohë, momenti kur policia britanike hapi rimorkion e një kamioni që mbante emigrantë të paligjshëm – pamje që tregojnë operacionin

E ndoqën për një kohë, momenti kur policia britanike hapi rimorkion e një kamioni që mbante emigrantë të paligjshëm – pamje që tregojnë operacionin

Një kamion që transportonte emigrantë të paligjshëm u hap nga policia britanike, si pjesë e një hetimi rreth një bande kontrabande njerëzish – udhëheqësi i së cilës tani është burgosur për më shumë se një dekadë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Mohammed Hossain, 54 vjeç – nga Bangladeshi – i cili gjithashtu drejtonte një kafene në lindje të Londrës, u dënua me 10 vjet e gjysmë burg më 23 qershor pasi pranoi se kishte kontrabanduar qindra njerëz brenda dhe jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se ai fitoi më shumë se 1 milion funte duke vepruar si një ‘agjent udhëtimi’ i paligjshëm dhe duke ndihmuar të arratisurit të largohen nga drejtësia për krime, duke përfshirë vrasjen dhe abuzimin e fëmijëve.


Banda e Hossain i ngarkonte klientët deri në 15,000 £ (rreth 17,500 euro) për të hyrë ilegalisht në vend, por vetëm rreth 1,000 £ për t’u larguar për shkak të rrezikut më të ulët.

Hetuesit zbuluan se ai gëzonte një mënyrë jetese luksoze me një flotë makinash të shtrenjta dhe thuhet se dërgoi të paktën një nga fëmijët e tij në një shkollë private 12,000 £ në vit.

Pamjet video të publikuara nga NCA, e quajtur shpesh FBI e Britanisë, tregojnë një kamion duke u kontrolluar në një autostradë në mars të vitit 2021.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e policisë tregojnë se rimorkio është kryesisht bosh, një arkë e madhe në pjesën e pasme, pas së cilës shihen të fshehur një grup emigrantësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori