LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në Pejë, ministri Mehaj nis ekipet e kërkim-shpëtimit

Vërshimet në Pejë, ministri Mehaj nis ekipet e kërkim-shpëtimit

Dy viktima janë shënuar ditën e shtunë në Pejë, si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se tashmë kanë nisur ekipet  e shpëtimit për qytetin e Pejës, për t’iu ndalur në ndihmë qytetarëve.


“Të nderuar qytetarë, njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Shënohet viktima e dytë në Pejë, është nëna e 5-vjeçarit që humbi jetën nga vërshimet
Lexo po ashtu Shënohet viktima e dytë në Pejë, është nëna e 5-vjeçarit që humbi jetën nga vërshimet

Ndryshe, Policia tashmë ka njoftuar se një grua bashkë me djalin e  saj kanë humbur jetën. Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/