LAJMI I FUNDIT:

Rusia nis hetimet ndaj kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin

Rusia nis hetimet ndaj kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin

Kreu i grupit mercenar rus Wagner po hetohet për nxitje të rebelimit pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa ndaj trupave të tij.

Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua të “marshojë për drejtësi”, transmeton Telegrafi.

Autoritetet kanë mohuar sulmin dhe kanë kërkuar që ai të ndalojë “veprimet e paligjshme”.


Prigozhin: Forcat ruse vranë një numër të madh të ushtarëve tanë pas sulmeve në kamp
Lexo po ashtu Prigozhin: Forcat ruse vranë një numër të madh të ushtarëve tanë pas sulmeve në kamp

Presidenti rus Vladimir Putin është në dijeni të situatës dhe po merreshin të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij.

Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake që ka luftuar përkrah forcave ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij ndaj udhëheqjes ushtarake të Rusisë. /Telegrafi/