LAJMI I FUNDIT:

A ekziston mundësia të gjenden trupat e pesë turistëve të nëndetëses Titan?

A ekziston mundësia të gjenden trupat e pesë turistëve të nëndetëses Titan?

Kur roja bregdetare amerikane u pyet për mundësinë e gjetjes së trupave të pesë turistëve në bordin e nëndetëses Titan, tha se ekziston një “mjedis tepër i pafalshëm atje poshtë në fund të detit”.

Ekspertët thonë se forca ekstreme e shpërthimit do të thotë se me siguri do të ishte e pamundur, transmeton Telegrafi.

Ekuivalenti i peshës së Kullës Eifel në Paris qëndronte mbi nëndetësen, shpjegon profesori i Autonomisë Detare, Blair Thornton.


Titan operonte në ujërat ndërkombëtare që nuk ishin nën juridiksionin e ndonjë shteti
Lexo po ashtu Titan operonte në ujërat ndërkombëtare që nuk ishin nën juridiksionin e ndonjë shteti

Ajo që i mbronte ata nga oqeani jashtë ishte struktura e nëndetëses.

“Imagjinoni tani që gjëja që ju mbron nga ato forca të mëdha zhduket në një çast”, thotë ai.

Marina amerikane zbuloi tinguj shpërthimi pas humbjes së kontaktit me nëndetësen Titan
Lexo po ashtu Marina amerikane zbuloi tinguj shpërthimi pas humbjes së kontaktit me nëndetësen Titan

“Në një vërshim uji, forca do të ishte pamasë, rreth 10 mijë ton do të bien mbi strukturën”, shtoi eksperti.

Denise Court, një profesoreshë e gjenetikës mjeko-ligjore, thotë se do të ishte shumë e vështirë për të shkuar në zonë aq shpejt për të rimarrë trupat.

Por shpërthimi i madh në nëndetësen e vogël tashmë do të thotë se ka pak shpresë për t’i rikthyer viktimat tek të dashurit e tyre, thotë ajo. /Telegrafi/