Ambasadori Rohde: Kompanitë gjermane kanë nevojë për kushte paqësore dhe të besueshme për investime
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se kompanitë kanë nevojë për kushte paqësore dhe të besueshme për investime në rajon.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se edhe të njëjtin shqetësim e ndan edhe kryetarja e Shoqatës Gjermane të Biznesit Lindor, Cathrina Claas-Muhlhauser.
“Kompanitë kanë nevojë për kushte kornizë paqësore dhe të besueshme. Lexoni më poshtë një artikull të Kryetares së Shoqatës Gjermane të Biznesit Lindor, pse kompanitë gjermane në rajon janë gjithnjë e më të shqetësuara për tensionet në rritje midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Rohde.
Ndërkaq, Asociacioni Gjerman i Biznesit Lindor ka shprehur shqetësimet në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Kryetarja e këtij asociacioni, Cathrina Claas-Muhlhauser, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
ENG: https://t.co/hYF3ep4VMB 2/2
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 23, 2023
“Companies need peaceful and reliable framework conditions.”
Read below an article of the Chairwoman of the German Eastern Business Association, why ?? companies in the region are increasingly concerned about the growing tensions between ?? and ??
DEU: https://t.co/JTCM3VzBsN 1/2— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 23, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251