Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është zotuar se do të vazhdojnë të luftojnë të gjitha bandat që kanë synim terrorin ndaj qytetarëve të Kosovës dhe destabilizimin e vendit.
Ministri përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbrëmë në veri janë rrahur dy të rinj shqiptarë, dhe se ky akt është i papranueshëm, transmeton Telegrafi.
“Bandat kriminale në veri të vendit tonë ndër vite kanë ushtruar terror mbi qytetarët tanë përmes akteve të tyre të ndryshme kriminale.
Qytetarët tanë, veçanërisht ata shqiptarë, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, ata që kanë qëndruar janë rrahur, maltretuar e terrorizuar në vazhdimësi nga këto grupe kriminale. Shumë prej tyre janë larguar nga aty pikërisht për shkak të këtij terrori të ushtruar sistematikisht nga struktura kriminale me urdhër nga Beogradi. Akte të njejta kanë ndodhur edhe ndaj qytetarëve të etnisë serbe të cilët kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me institucionet tona”, ka thënë ai,
Tutje, ai ka shtuar “Mbrëmë, 15 deri në 20 persona kanë rrahur dy të rinj shqiptarë. Ky akt, si çdo tjetër është i papranueshëm dhe organet tona janë të angazhuara që sulmuesit të sillen sa më parë para drejtësisë”.
Gjithashtu, ministri ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar edhe një serb, i dyshuar për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it.
“Në anën tjetër, Policia e Kosovës sot ka arrestuar Nenad Orlovic, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, i cili dyshohet për sulm ndaj KFOR-it në ditën e 29 majit në Zveçan ku mbeten të plagosur shumë ushtarë. Pandëshkueshmëria dhe amnistia ndër vite e kriminelëve të tillë, ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it nga të cilat mbi 30 pjesëtarë mbetën të lënduar. Secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë”, është shprehur ai.
Në fund ministri ka theksuar se “Republika nuk trembet. Secili do të japë llogari për secilin krim. Do të vazhdojmë pa u ndalur, në luftë ndaj të gjitha bandave që kanë për synim terrorin ndaj qytetarëve tanë e destabilizimin e vendit tonë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Instituti Hidrometeorologjik apel për kujdes: Sot mot me rrufe e erëra të fuqishme, të shmangen daljet e punët në pyje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Moti-i-vreret-dhe-me-shi-sheshet-e-Prishtines-foto-Ridvan-Slivova-18-380x233.jpg)
Instituti Hidrometeorologjik apel për kujdes: Sot mot me rrufe e erëra të fuqishme, të shmangen daljet e punët në pyje
![Shqiptohen 109 gjoba në Shkup, 14 për vozitje pa patentë shofer](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/policia-mk-380x233.png)
Shqiptohen 109 gjoba në Shkup, 14 për vozitje pa patentë shofer
![Ramadani: Është rrezik nëse Mickoski reshtohet krah Orbanit, Vuçiqit dhe Dodikut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Ismet-Ramadani-380x233.png)
Ramadani: Është rrezik nëse Mickoski reshtohet krah Orbanit, Vuçiqit dhe Dodikut
![Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/448764610_994854931926185_5456273779982835593_n-1-380x233.jpg)
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri
![Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Konference-Albulena-Haxhiu-foto-Ridvan-Slivova-1-380x233.jpg)
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë
![Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Prokuroria-Themelore-e-Prishtines-scaled-1.jpeg)
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë
![“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/2024-06-20-10_09_25-Window-380x233.png)
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali
![Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Mickoski-380x233.png)
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dialoguKurtiBorrelLajcak-380x233.jpg)
"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/kroos-perez-real-madrid-380x233.jpg)
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata
![Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/portuga-380x233.png)
Notat e lojtarëve: Portugalia 0-0 Sllovenia
![Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x800-380x233.jpg)
Kush janë Haredim-ët në Izrael dhe pse ata nuk duan të marrin pjesë në ushtri?
![Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-162-380x233.jpg)
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
![Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/korab-gashi-380x233.jpg)
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
![Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/khabib-nurmagomedov-380x233.jpg)
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit