LAJMI I FUNDIT:

Edita Tahiri: Fuqia e Kosovës është te veriu, për dy arsye strategjike që nuk mund t’i them

Edita Tahiri: Fuqia e Kosovës është te veriu, për dy arsye strategjike që nuk mund t’i them

Ish kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka treguar se ku gaboi Albin Kurti për situatën në veri, që detyroi ndërkombëtarët t’i dilnin kundër. Ajo tha se fuqia e Kosovës është te veriu. “Janë disa kontekste gjeostrategjike që nuk lidhen as me Kosovën, as me Serbinë, as me Ballkanin, janë përtej”, tha ajo.

Tahiri tha se zgjedhjet e mbajtura në komunat e Kosovës, pavarësisht se morën aprovimin nga ndërkombëtarët, Kurti shkeli kushtin, që zgjedhjet të ishin teknike dhe jo politike.

“Kosova e plotë pa veriun nuk ka asnjë interes, fuqia e Kosovës është te veriu. Janë dy arsye strategjike që nuk kam mundësi t’ua u them. Janë disa kontekste gjeostrategjike që nuk lidhen as me Kosovën, as me Serbinë, as me Ballkanin, janë përtej. Lojën e Albinit për të ruajtur agjendën populiste në veri, Vuçiqi e përdori në mënyrë djallëzore, tërhoqi minoritetin serb nga institucionet e Kosovës”, tha Tahiri në Top Story të Top Channel.


Ajo tha se në veri nuk ka pasur pika kufitare.

“Unë arrita marrëveshjen me të cilën u vunë kufijtë”.

Ndërsa duke folur për zgjedhjet në veri ajo tha se Vuçiqi i braktisi me bojkot. “Kurti vazhdoi duke pasur iluzione për ata që kandiduan për kryetar komune. Amerika dhe BE i dhanë përkrahje se ishin legalë, por ato dolën jolegjitime, shpesh analistët thonë pse kur amerikanët i përkrahën zgjedhjet, çfarë ndodhi”.

“Amerikanët thanë le të hyjnë kryetarët e zgjedhur edhe në ato kushte, por në mënyrë teknike, jo politike. Të vazhdonin punën pa manifestim politik, kjo ishte shkelja e parë që ia bëri Albini amerikanëve. Në vend se të thotë kërkojë falje që hyrjen teknike e bëra politike, ai i fsheh gjërat. Kjo nervozoi amerikanët dhe për herë të parë ndodhin ndëshkimet. Në 1992 Kosova vulosi aleancën me Amerikën, kur Bush doli me politikën e kërcënimit ndaj Milosheviqit. Po të mos ishte përkrahja e tyre nuk do vinim në këtë ditë”, tha ish-kryenegociatorja e Kosovës.

Tahiri tha se Albin Kurti gabon me gjuhën e ashpër ndaj palës së tretë negociatore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nga aspekti negociator një shtet si palë nëse ankohet te pala e tretë se po e përkrah palën tjetër është dobësi. Shteti duhet të ketë aftësi të punojë me palën e tretë, janë mënyra diplomatike kur ka vërejtje. Kjo tregon vogëlsinë e shtetit, s’ka aftësi të mbrojë dinjitetin e shtetit. Kur je palë duhet të kesh integritetet jo kërkesa si fëmijë. Nëse ndërmjetësuesi e mbështesin Serbinë, kanë interesat e tyre, aftësia duhet të jetë të kthesh interesat e shtetit tënd”, u shpreh Tahiri. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori