LAJMI I FUNDIT:

Të paktën katër të vdekur dhe dëme të mëdha materiale, pasi një tornado goditi një qytet veriperëndimor të Teksasit

Të paktën katër të vdekur dhe dëme të mëdha materiale, pasi një tornado goditi një qytet veriperëndimor të Teksasit

Të paktën katër persona kanë gjetur vdekjen dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në një qytet veriperëndimor të Teksasit pasi një tornado e goditi atë të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tornado erdhi pasi stuhitë e fuqishme goditën pjesë të SHBA-së perëndimore dhe qendrore dhe të paktën 11 raportime për tornado u bënë në katër shtete.

Tornado vdekjeprurëse goditi Matador, një qytet me disa qindra banorë, afërsisht 450 kilometra në veriperëndim të Dallas, të mërkurën në mbrëmje, tha zyra e Shërbimit Kombëtar të Motit në Lubbock.


Vdekjet përfshinin një grua të moshuar që vdiq në shtëpinë e saj.

Moti i ashpër vazhdon të enjten, me më shumë se 42 milionë njerëz nën një rrezik minimal të motit të ashpër nga Wyoming në Teksas dhe në pjesë të Floridës, Gjeorgjisë dhe Karolinas, tha Qendra e Parashikimit të Stuhive.

Tornadoja vdekjeprurëse e së mërkurës shënoi fatkeqësinë e dytë të tillë në Teksas në më pak se një javë.

Një tornado vrau të paktën tre persona dhe lëndoi dhjetëra të tjerë në qytetin Teksas Panhandle të Perryton, rreth 300 kilometra në veri të Matador, më 15 qershor, thanë autoritetet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori