LAJMI I FUNDIT:

Moldavia: Rusët po kërcënojnë të sulmojnë urën tonë, kjo është e papranueshme

Moldavia: Rusët po kërcënojnë të sulmojnë urën tonë, kjo është e papranueshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë njoftoi në Twitter: “Moldavia dënon fuqishëm kërcënimet e përfaqësuesit rus në pjesën e okupuar të Ukrainës për të sulmuar urën midis Moldavisë dhe Rumanisë. Kjo nuk është e pranueshme.”

Moldavia, një ish-republikë sovjetike me 2.6 milionë banorë që kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë, i është dashur të përballet me një numër të madh refugjatësh, inflacion në rritje, ndërprerje të energjisë elektrike dhe paqëndrueshmëri në rajonin separatist të Transnistrisë, i cili kontrollohet nga separatistët rusë, që nga fillimi i pushtimi rus i Ukrainës, transmeton Telegrafi.


Vitin e kaluar, Rusia mohoi se donte të ndërhynte në Moldavi, pasi autoritetet në Transnistria thanë se kishin qenë objektiv i një sërë sulmesh, shkruan The Guardian.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moldavia vazhdimisht ka paralajmëruar, se Rusia mund të synojë të krijojë trazira në këtë vend.

Madje për këtë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit kanë bërë thirrje për vëmendje, dhe të punohet ngushtë me aleatët që të parandalohet ndikimi rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Amerika Latine
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori