LAJMI I FUNDIT:

Regjistri Qendror në RMV s’e respekton ligjin për shqipen

Regjistri Qendror në RMV s’e respekton ligjin për shqipen

Vazhdojnë përplasjet mes Nismës “Më mirë për Tetovën” dhe Regjistrit Qendror. Kjo organizatë nuk mund të regjistrohet në gjuhën shqipe pavarësisht se Ligji për zbatimin e gjuhëve e mundëson një gjë të tillë. Edhe Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve ka konstatuar shkelje në punën e Regjistrit Qendror.

“Pas zhagitjeve të panumërta administrative, nga Regjistri Qendror, kemi pranuar përgjigje me shkrim ku shpjegojnë se, ky institucion, nuk është në gjendje të zbatoj Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Si pasojë e kësaj rastin e kemi paraqitur në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, me ç’rast, inspektorati, pas kontrollit të kryer ka konstatuar parregullsi në punën e regjistrit. Pas kësaj përgjigjeje, bëmë sërish aplikimin për regjistrimin e organizatës sonë në gjuhën shqipe, ashtu si na jep të drejtë Ligji, por, deri më tani, edhe pse janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore, ne nuk kemi pranuar asnjë përgjigje nga Regjistri Qendror”, tha Elmedina Abdullahi, “Më mirë për Tetovën”.


“Nisma më mirë për Tetovën” ka paralajmëruar edhe padi nëse brenda një afati të shkurtër Regjistri Qendror nuk e regjistron këtë organizatë edhe në gjuhën shqipe konfrom ligjit.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori