LAJMI I FUNDIT:

​Sveçla: Pjesëmarrësit në krime gjatë luftës në Kosovë, duhet të vihen para drejtësisë

​Sveçla: Pjesëmarrësit në krime gjatë luftës në Kosovë, duhet të vihen para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se përgjegjësit e krimeve të luftës në Kosovë duhet të vihen para drejtësisë. Ai ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Graçanicë, nën dyshimin për krime kundër popullatës civile.

Ministri i Brendshëm ka thënë se arrestimi ka ndodhur pas një punë të gjatë hetimore, nga e cila janë mbledhur prova të mjaftueshme për ekzistimin e dyshimit për pjesëmarrje në krimet gjatë kohës së luftës.

“Në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, gjatë asaj periudhe, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë e dhunë çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara dhe bastisjes në banesën e të dyshuarit ditën e sotme, janë gjetur dhe konfiskuar armë ilegale në posedim të personit”, ka thënë ai.


Ai gjithashtu ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e bërë.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën e jashtëzakonshme të zhvilluar gjatë hetimeve si dhe për arrestimin. Sado që vitet kalojnë, keqtrajtimet dhe torturat e atyre viteve nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte - kishte ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë
Lexo po ashtu Arrestohet një i dyshuar për krime lufte - kishte ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Bëhet fjalë për periudhën e luftës në Kosovë (1998-1999) kur personi në fjalë, si gardian i burgut, dyshohet të ketë ushtruar torturë, dhunë fizike e psikike dhe trajtime çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë.

Arrestimi i personit me inicialet D.M është bërë në orët e paradites në zonën e Graçanicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori