LAJMI I FUNDIT:

Përgatitja e hendbollisteve U-19 për Kampionatin Evropian

Përgatitja e hendbollisteve U-19 për Kampionatin Evropian
(Foto: kosovahandball.info)

Në atmosferë shumë pozitive ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kosovës U-19.

Hendbollistet tona të reja janë mbledhur të hënën në Gjakovë, ndërsa përkushtimi është maksimal për t’u përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.

Edhe te shtabi teknik janë të vendosur që grumbullimi të shfrytëzohet maksimalisht për të rritur nivelin e lojtareve tona. Fakti që Evropiani zhvillohet në Kosovë shërben si motivim, por edhe si përgjegjësi për paraqitje sa më të denjë.


Fillimisht fokusi është te përgatitja fizike, ndërsa pos kryetrajnerit Granit Sahiti dhe trajneres Fatmire Basholli me lojtaret tona po punon edhe trajneri kondicional, Enver Tahiri.

Evropiani i Divizionit B mbahet prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë.

Kosova U-19 është në Grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.
Ndeshja e parë, Sllovaki – Kosovë, është më 8 korrik nga ora 19:30.

Në trend Sport

Më shumë
Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

La Liga
Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Ndërkombëtare
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Kalo në kategori