LAJMI I FUNDIT:

Orban i kërkon Vuçiqit lirimin e tre policëve kosovarë

Orban i kërkon Vuçiqit lirimin e tre policëve kosovarë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të lirojë tre policët e Kosovës. Ai këtë lutje e bëri gjatë konferencës së përbashkët në përfundim të vizitës së tij në Beograd. Vuçiq, nga an tjetër, u habit me kërkesën publike tëkryeministrit hungarez.

Orban u shpreh se është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare vendosi të njoh zgjedhjet në katër komunat veriore me pjesëmarrje kaq të ulët.


“Mendoj se është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare të pranojë një zgjedhjet me pjesëmarrje rreth 4% si zgjedhje të ligjshme dhe rezultate ligjore. Ne hungarezët e shohim këtë dhe na është e qartë, këtu është ky rasti, këta tre policë të Kosovës, ju lus me respekt, i nderuari president Aleksandër, të mendoni mirë për këtë, armiqtë e Serbisë mezi presin t’ju bëjnë keq, të dëmtojnë Serbinë, dhe kjo është një situatë e tillë, një temë e tillë në të cilën mendoj se do të ishte mirë të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë, për t’i kthyer këta tre shqiptarë në Kosovë. Unë mendoj se kjo do t’ju ndihmonte që kauzën tuaj ta përmisoni, prandaj ju lutemi të mendoni për këtë”, deklaroi Orban.

Ish-ministri i Millosheviqit, Vuçiq, që njëherë tha se nuk e priste këtë kërkesë, premtoi se do të shqyrtojë me shumë kujdes çdo këshillë të kryeministrit hungarez që e cilësoi mik.

“Nuk e dija që do të dilnin sot publikisht me këtë iniciativë, por i jam mirënjohës sepse e shihni, unë mund të flas hapur për këtë, nuk e kam problem, kjo është puna e organeve kompetente, faleminderit për shqetësimin tuaj. I dashur mik, ne do të shqyrtojmë çdo këshillë apo kërkesë tuajën me kujdesin dhe dashamirësinë më të madhe”, tha Vuçiq, transmeton KP.

Presidenti serb u shpreh se nuk do të bisedojë me kryeministrin e Republikës së Kosovës derisa të lirohen serbët e arrestuar të cilët dyshohen për vepra kriminale, si dhe të largohen kryetarët e zgjedhur më 23 prill dhe të tërhiqet njësia speciale.

“Nuk do të shkoj të bisedoj me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar, derisa të të tërhiqen kryetarët e rremë të dalin nga veriu, derisa policia e tyre speciale të tërhiqet dhe të ndalojë arrestimin e serbëve çdo ditë. Dhe pastaj do të diskutojmë se si në mënyrën më të shpejtë në përputhje me atë që është nënshkruar të formohet Asociacioni i komunave serbe”, vijoi Vuçiq.

Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiq, tha se Kurti në bisedime nuk e lë asnjëherë të flasë dikë tjetër por vetëm mban monologë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori