LAJMI I FUNDIT:

I pastrehu sulmoi gjyshen dhe mbesën në Bordeaux, egërsisht i nxori zvarrë nga shtëpia dhe i hodhi në trotuar – tentoi të rrëmbejë vajzën

I pastrehu sulmoi gjyshen dhe mbesën në Bordeaux, egërsisht i nxori zvarrë nga shtëpia dhe i hodhi në trotuar – tentoi të rrëmbejë vajzën

Momenti dramatik kur një plaçkitës i pastrehë tërheq zvarrë një gjyshe 73-vjeçare dhe mbesën e saj nga shtëpia e tyre, është kapur nga kamerat e sigurisë në Francë.

Një grua e moshuar dhe mbesa e saj (15) u sulmuan egërsisht para derës së shtëpisë së tyre dje rreth orës 17:30 në Plas D’Europe, në zemër të Bordeaux, transmeton Telegrafi.


Pasi hapën derën e shtëpisë, burri hyri tinëz dhe nguli këmbën në derë për të mos lejuar që ajo të mbyllej, më pas i detyroi të dyja të dilnin në rrugë.

Burri e rrëmben vajzën nga toka, me shumë gjasa në përpjekje për ta rrëmbyer dhe vrapon pas saj, por ajo arrin të vrapojë përsëri te gjyshja e saj dhe qeni i familjes më pas shfaqet në derë.

I dyshuari më në fund është arrestuar pak orë më vonë nga ekipet e Brigadës Kundër Krimit. Sipas një burimi të njohur me rastin, i arrestuari është një francez i pastrehë i lindur në vitin 1993, me rreth njëzet vepra penale në dosje.

Ai u arrestua për sjellje të dhunshme dhe tentativë për rrëmbim, raportoi CNews. Është hapur një hetim për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të këtij sulmi.

Videoja u shpërnda nga shumë politikanë francezë në Twitter, duke shprehur tronditjen për sulmin që ndodhi në mes të ditës në qendër të një qyteti të madh si Bordeaux.

Ky sulm pasoi 12 ditë pasi Franca dhe bota u shtangën nga sulmi i egër në Annecy. Më 8 qershor, sulmuesi Abdelmasih Hanoun (31) vrapoi nëpër një park plot me fëmijë dhe i goditi me thikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Kalo në kategori