Më 8 qershor kryeministri Edi Rama thirri një konferencë urgjente dhe të rrallë shtypi me gazetarët dhe me tone dramatike mbi fatin e Kosovës, ku njoftoi se ai u kishte propozuar presidencës franceze dhe kancelarit të Gjermanisë “një draft të asociacionit” për komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Rama tha në konferencë se drafti ishte konfidencial dhe se për të, siç edhe u konfirmua më vonë nuk ishin në dijeni as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe as Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Por megjithë pretendimet e kryeministrit për sekret shtetër, BIRN ka zbular që jo vetëm që dokumenti nuk është i klasifikuar por as i arkivuar nga Këshilli i Ministrave.
Bazuar në ligjin “Për të drejtën e informimit”, BIRN i kërkoi Këshillit të Ministrave draftin në fjalë ose arsyetimin ligjor për shpalljen e tij sekret shetëror.
Në një përgjigje zyrtare nëpërmjet postës elektronike, Këshilli i Ministrave deklaroi se dokumenti nuk ekzistonte në arkivat e qeverisë shqiptare.
“Në përgjigje të kërkesës tuaj, dëshiroj t’ju informoj se Autoriteti Publik nuk e ka në zotërim, këtë propozim, të cilit ju i referoheni”, shkruhet në përgjigjen e Koordinatores për të Drejtën e Informimit pranë Këshillit të Ministrave.
BIRN gjithashtu pyeti Këshillin e Ministrave nëse propozimi në fjalë ishte dërguar apo jo në emër të qeverisë shqiptare apo si propozim personal i Edi Ramës. Përmes një zëdhënësi qeveria refuzoi ta sqaronte se kujt i përkiste propozimi.
“Kryeministri Rama e ka bërë të qartë për se, si, dhe se për çfarë bëhet fjalë,” tha zëdhënsja e kryeministrit Manjola Hasa. “Nuk kemi asnjë koment më shumë”, shtoi ajo.
Për ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, propozimi i Edi Ramës për komunat serbe nuk duket se vjen nga shteti shqiptar dhe as nga Këshilli i Ministrave.
“Që të ishte propozim i Shqipërisë duhej të kalonte përmes Presidencës dhe nëse do bëhej nga qeveria duhej të votohej në Këshillin e Ministrave”, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë.
Krasniqi tha se dukej që bëhej fjalë për “një propozim personal” të kryeministrit që faktorizon këtë të fundit.
Propozimi i Ramës për komunat serbe u prit me skepticizëm dhe ironi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe po ashtu nga Presidenti i Serbisë Vuçic.
Megjithatë Rama e prezantoi atë si një përpjekje ekspertësh amerikanë e europianë, që do të zgjidhte “nyjën gordiane të dialogut” dhe që do i hapte rrugë njohjeve të reja të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj