LAJMI I FUNDIT:

​Vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të 11-të në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve

​Vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të 11-të në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të 11-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë në sallën e gjyqit, ndërsa Jakup Krasniqi po e ndjek këtë proces përmes video-lidhjes.

Edhe në këtë rast po aplikohen masa mbrojtëse duke mos e shfaqur në publik identitetin e dëshmitarit, teksa në seancë të mbyllur po vazhdojnë pyetjet nga ZPS-ja.


Dëshmitari që mban numrin 03811, po vazhdon dëshminë e tij duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special, James Pace. Me fillimin e pyetjeve, seanca ka vijuar në sesion privat.

Në fillim të seancës, kryegjykatësi Charles Smith tha se ekipet e mbrojtjes kanë shkurtuar kohën për të marrë në pyetje këtë dëshmitar.

“Ekipet e mbrojtjes e kanë shkurtuar kohën për t’ju marrë në pyetje, në më pak se sa dy orë. Kështu që ne parashikojmë që dëshminë tuaj ta përfundojmë sot përpara drekës. Ju kujtoj që ju lutem mundoheni që të jepni përgjigje të qarta pyetjeve, me fjali të thjeshta”, theksoi ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se dokumenti i diskutuar ditën e djeshme do të pranohet si provë materiale.

Pas pushimit, Smith tha se do të kërkojë të dijë për kohën që nevojitet për kundër-pyetjet.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori