LAJMI I FUNDIT:

Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllur kufijtë për kamionët dhe autobusët nga Kosova

Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllur kufijtë për kamionët dhe autobusët nga Kosova
Foto: Ilustrim

Pikëkalimet kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdar vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga ana e Serbisë është këtë të martë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.


Vazhdojnë të mbesin të bllokuara rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë
Lexo po ashtu Vazhdojnë të mbesin të bllokuara rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë

Rrugët janë bllokuar në territorin e Serbisë në afërsi të këtyre pikave kufitare, për shkak të protestave që janë mbajtur të hënën mbrëma nga serbët në këtë pjesë.

Në Jarinjë dhe Merdar rruga është bllokuar për kamionët dhe autobusët, ndërsa në Bërnjak nuk është i sigurt as kalimi i veturave.

Përditësimi i të dhënave të ministrisë lidhur me gjendjen në pikëkalimet kufitare është bërë në orën 10:49.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë thirrje të hënën për të gjithë ata që kanë hyrë në territorin e Serbisë dhe po udhëtojnë drejt Kosovës që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut, ndërsa ata që nuk kanë hyrë ende në Serbi, ta shmangin rrugën përmes këtij vendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori