LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Digjitalizimi ka sjellë një epokë të re në tregun e punës, punëtorëve u kërkohet të kenë shkathtësi dhe njohuri specifike

Bytyqi: Digjitalizimi ka sjellë një epokë të re në tregun e punës, punëtorëve u kërkohet të kenë shkathtësi dhe njohuri specifike

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi foli në konferencën vjetore të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), ku u diskutua me temën “Sfidat e kompanive në RMV, në sigurimin e fuqisë punëtore në epokën e globalizimit dhe digjitalizimit”.

Bytyqi tha se sfidat e kompanive tona në ofrimin e fuqisë punëtore në epokën e globalizimit dhe digjitalizimit, janë një problem që tashmë e kemi zbuluar dhe se është një realitet i hidhur për të gjithë Ballkanin Perëndimor, por edhe për Bashkimin Evropian.

“Vetë Bashkimi Evropian po vuan mungesën e fuqisë punëtore, pasi në analizën e publikuar së fundmi nga “Instituti i Sindikatave Evropiane”, në periudhën 2019-2022, në Evropë është vërejtur një mungesë rekord e fuqisë punëtore, dhe si arsye janë përmendur pagat e ulëta dhe kushtet e punës. Vetëm vitin e kaluar, një e katërta e bizneseve të BE-së raportuan probleme prodhimi si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore”, tha Bytyqi.


Bytyqi iu referua edhe rritjes së pagave si një mekanizëm për të mbajtur fuqinë punëtore, por vuri në dukje se sado të rrisim standardin dhe pagat, nuk do të mund të konkurrojmë me vendet më të zhvilluara të BE-së që do të ofrojmë gjithmonë paga me te larta se sa ne mund t’i ofrojmë si shtet.

“Shifrat që do t’ju tregoj mund të duken paradoksale dhe kontradiktore, por këtu është gjeneza e problemit të kompanive tona në gjetjen e punëtorëve. Aktualisht në Agjencinë e Punësimit ka disa mijëra vende të lira pune, ndërkohë që në të njëjtën Agjenci janë regjistruar mbi 115 mijë të papunë, shifra kontradiktore në pamje të parë, por realiteti është se këta të papunë nuk janë të trajnuar për profesionet që kërkon tregu i punës”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se të rinjtë sot kërkojnë punë dhe paga më të larta që të mos largohen nga vendi, ndërsa e ardhmja e tyre është në industrializimin e katërt që ofron punë cilësore, që janë inteligjenca artificiale duke mësuar robotikën, marketingun digjital, sigurinë kibernetike, mekatronikën, robotika, si profesione të ardhshme që do të kërkohen në tregun e punës.

“Është i nevojshëm bashkëpunimi për ta futur këtë në arsimin formal dhe joformal sepse digjitalizimi ka sjellë një epokë të re, shfaqjen e teknologjive dhe mjeteve të reja që kërkojnë aftësi dhe njohuri specifike”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi dhe tha se në epokën digjitale, kompanitë duhet të kapërcejnë hendekun me investimin në trajnim dhe zhvillim, në mënyrë që të jetë në hap me trendet dhe teknologjitë më të fundit për tërheqjen dhe ruajtjen e punëtorëve cilësorë”, shtoi Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Lajme
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kalo në kategori