LAJMI I FUNDIT:

Ribashkimi i Ana de Armas dhe Keanu Reeves në “Ballerina”, spin-off-in e “John Wick”

Ribashkimi i Ana de Armas dhe Keanu Reeves në “Ballerina”, spin-off-in e “John Wick”
(Foto: Getty Images)

Fansat po e presin me padurim filmin “Ballerina” me Ana de Armas që është një ‘spin-off’ i trillerit aksion të vlerësuar nga kritikët, “John Wick”.

Historia vendoset në të njëjtin univers filmik sikurse e filmit bazë me Keanu Reeves në rolin kryesor, ndërsa zgjerohet në botën e krimit.


Edhe pse tashmë dihet se rolin kryesor në film e luan aktorja kubane-spanjolle, Ana de Armas, së fundmi është zbuluar edhe pjesa tjetër e kastit: Anjelica Huston, Gabriel Byrne, Lance Reddick, Catalina Sandino Moreno, Norman Reedus e Ian McShane.

Krahas bukuroshes, e cila njihet për rolet në filmat, si “No Time to Die” e “The Grey Man”, fansat u gëzuan kur dëgjuan se në film do të shfaqet edhe Keanu Reeves.

Ai ka qenë ylli kryesor në katër filmat e deritanishëm “John Wick”, ndërsa ka konfirmuar se do të shfaqet edhe në “Ballerina”.

Keanu Reeves reagon pas vdekjes së mikut dhe kolegut të tij në "John Wick", Lance Reddick
Lexo po ashtu Keanu Reeves reagon pas vdekjes së mikut dhe kolegut të tij në "John Wick", Lance Reddick

Megjithëse shikuesit shpreson për ndërveprim më të madh të dyshes në filmin e ri, Reeves ka thënë së fundmi se do të shfaqet vetëm në disa skena të ‘spin-off-it’.

Dy aktorët kanë luajtur bashkë edhe në filmat “Knock Knock” (2015) dhe “Exposed” (2016).

Filmi “Ballerina” është caktuar që të jepet premierë më 7 qershor 2024. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother:  Nuk kam dëshirë të flas për të

Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother: Nuk kam dëshirë të flas për të

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Kalo në kategori