LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të më shumë se 60 vendeve do të takohen në konferencën për rindërtimin e Ukrainës

Përfaqësues të më shumë se 60 vendeve do të takohen në konferencën për rindërtimin e Ukrainës

Zyrtarë nga më shumë se 60 vende dhe qindra krerë të kompanive të mëdha botërore, do të takohen në Londër javën e ardhshme për Konferencën e dytë Ndërkombëtare për Rindërtimin e Ukrainës, ka njoftuar qeveria britanike.

“Rindërtimi i ekonomisë ukrainase është po aq i rëndësishëm sa strategjia ushtarake”, njoftoi Downing Street të shtunën, transmeton Telegrafi.

Konferenca do të mbahet të mërkurën dhe të enjten. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë përmes video lidhjes.


Biden thotë se nuk do të lehtësojë barrierat për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Lexo po ashtu Biden thotë se nuk do të lehtësojë barrierat për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

“Trimëria e Ukrainës në fushën e betejës duhet të shkojë paralelisht me vizionin e sektorit privat për të ndihmuar vendin të rindërtohet dhe rimëkëmbet”, tha qeveria britanike.

Konferenca e Londrës për rindërtimin e Ukrainës, në të cilën do të marrin pjesë edhe organizata joqeveritare, është e dyta që nga fillimi i luftës, pas asaj të vitit të kaluar në Lugano të Zvicrës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna pritet të jenë mes liderëve politikë.

Presidenti i Afrikës së Jugut ia thotë në sy Putinit: Lufta duhet të përfundojë
Lexo po ashtu Presidenti i Afrikës së Jugut ia thotë në sy Putinit: Lufta duhet të përfundojë

Më shumë se një vit që nga fillimi i luftës, Banka Botërore ka vlerësuar se Ukrainës aktualisht i duhen 14 miliardë dollarë për të riparuar dëmet materiale të shkaktuara nga lufta.

Por rimëkëmbja e ekonomisë së vendit do të kushtojë 441 miliardë dollarë sipas një studimi të fundit nga Banka Botërore, OKB, Bashkimi Evropian dhe qeveria e Ukrainës. Kjo shumë pritet të rritet me zvarritjen e luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Afrika
Kalo në kategori