LAJMI I FUNDIT:

Sylvinhon e kënaq paraqitja e futbollistëve ndaj Moldavisë dhe tre pikët e para

Sylvinhon e kënaq paraqitja e futbollistëve ndaj Moldavisë dhe tre pikët e para

Shqipëria ka marrë fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Moldavisë falë golave nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami.


Trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho pas ndeshjes ka folur për mikrofonat e Super Sport, duke thënë se ishte një debutim i mirë para publikut vendas.

Sylvinho u shpreh se është i kënaqur me atë që kanë dhënë futbollistët në fushë, edhe pse i kishte paralajmëruar para ndeshjes se do të ishte një përballje e vështirë.

Shqipëri 2-0 Moldavi, notat e lojtarëve: Bajrami, Ismajli e Ramadani më të mirët
Lexo po ashtu Shqipëri 2-0 Moldavi, notat e lojtarëve: Bajrami, Ismajli e Ramadani më të mirët

Një fitore shumë të rëndësishme për objektivat. A kishit frikë, duke qenë se ishte ndeshja e parë para publikut kuqezi? A ishte ky një debutim perfekt?

“Ishte një debutim shumë i mirë, pasi ishte shumë e rëndësishme të fitonim në shtëpi. Isha në ankth, pasi pesë orë para ndeshjes më thanë se stadiumi do të ishte i mbushur plot. Jam shumë i kënaqur nga skuadra, pasi bëri shumë mirë. I kisha paralajmëruar që do të ishte ndeshje e vështirë, por ata bënë shumë mirë në fushë”.

Shumë prej lojtarëve flasin me superlativa për punën tuaj. Çfarë ju keni bërë lojtarëve që kanë kaq konsideratë dhe ndryshuan nën drejtimin tuaj?

“Kjo është një pikënisje dhe është e rëndësishme që t’u japim lojtarëve të kuptojnë se mund të arrijmë një objektiv të madh,. Ne jemi një dhe kemi një mundësi të vetme për të arritur objektivin, që është puna në fushë dhe rezultatet”.

Gjimshiti kthehet në vitin 2016: Mungova herën e parë, por tani edhe unë dua të luaj në Evropian
Lexo po ashtu Gjimshiti kthehet në vitin 2016: Mungova herën e parë, por tani edhe unë dua të luaj në Evropian

A do të konfirmohet i njëjti formacion për ndeshjen e radhës ndaj Ishujve Faroe?

Duhet të kuptojmë nesër se si është gjendja e lojtarëve, pasi sot ishte një ndeshje shumë impenjative. Nuk e di. Duhet të shohim shumë aspekte dhe do të vendosim. Kemi pasur një ndryshim në skemë sot, pasi luajtëm 4-2-3-1.

Si ishte pjesa tjetër e Asanit, përveç golit të shënuar?

Jo vetëm sot, pro edhe kundër Polonisë ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Sot nuk ishte shumë e mirë pjesa e tij e parë, pasi mbrojtësit e krahut ishin shumë pranë tij. Ia njihnin cilësitë dhe e kanë markuar një kundër një, duke e vënë në vështirësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori