LAJMI I FUNDIT:

Ministri rus pranon se Rusia ka mungesë të tankeve në Ukrainë

Ministri rus pranon se Rusia ka mungesë të tankeve në Ukrainë

Forcave ruse po i shteren resurset ushtarake dhe së fundi ka mungesa të mëdha të tankeve për vazhdimin e pushtimit të Ukrainës.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu bëri thirrje të shtunën që të prodhohen më shumë tanke “për të përmbushur nevojat e forcave ruse” në Ukrainë pasi Kievi filloi një kundërofensivë me armë perëndimore.

Shoigu, i cili vizitoi një fabrikë ushtarake në Siberinë perëndimore, theksoi nevojën “për të ruajtur rritjen e prodhimit të tankeve” dhe karakteristika më të mira sigurie në automjetet e blinduara, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.


Shoigu tha se kjo ishte e nevojshme “për të kënaqur nevojat e forcave ruse që kryejnë operacionin ushtarak special” të nisur nga Moska në Ukrainë, shtoi ai.

Rusia pretendon se kundërofensiva ukrainase ka dështuar, duke mos dhënë asnjë fakt, raporton themoscowtimes.

Fokusi i kundërsulmit u zhvendos në Mariupol, rusët kanë pesë herë më shumë humbje
Lexo po ashtu Fokusi i kundërsulmit u zhvendos në Mariupol, rusët kanë pesë herë më shumë humbje

Kievi thotë se ka rimarrë disa lokalitete dhe rreth 100 kilometra katrorë territor, kryesisht në frontin jugor.

Ndryshe, Rusia ka nisur në muajin shkurt të vitit të kaluar pushtimin e ukrainasve duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kalo në kategori