LAJMI I FUNDIT:

Në takim me Begajn, Kurti shpreh keqardhjen për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së dy qeverive

Në takim me Begajn, Kurti shpreh keqardhjen për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së dy qeverive

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, në një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në Strugë të Maqedonisë së Veriut, diskutoi për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy republikave.

Në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë, me ç’rast u humb mundësia e nënshkrimit të 13 marrëveshjeve të reja nga të cilat do të përfitonin qytetarët tanë.

Ai e ka falënderuar presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt të agresionit dhe duke kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre.

Kurti gjithashtu e ka njoftuar presidentin Begaj me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti po merr pjesë sot në Forumin e Prespës, në Strugë të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht

U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht

Lajme
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

Kronika e Zezë
Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje

Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
​Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave

​Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave

Lajme
Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Lajme
Kalo në kategori