Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe qëndrimit të kryeministrit Edi Rama.
Berisha tha se është kundër çdo sanksioni ndaj Kosovës, duke theksuar se Rama është angazhuar aq sa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ndarjen e Kosovës.
“Do rikthehem në një moment në ngjarjet e datës 14 qershor. Me 13 qershor, Edi Rama anuloi takimin e parashikuar në kuadrin e Lidhjes së Prizrenit, mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës në Gjakovë. Me 14 pasdite, Putini i vogël rrëmben në një praktikë që mund ta shihni vetëm në kufirin e Koresë së Veriut me Korenë e Jugut, edhe aty nuk guxon ta praktikojë Kim Jong-un të rrëmbejë njerëz me uniformë në mënyrën më kriminale”, tha Berisha.
“Siç e patë ju, Edi Rama tha se unë hesht se po pres. A ishin të lidhura këto veprime kundër Kosovës njëra me tjetrën? Koincidenca flet shumë. Unë fakte nuk kam për lidhjen konkrete mes dy ngjarjeve, por duke pasur parasysh se Edi Rama është publikisht i njohur si një argat i Vuçiçit, edhe mëkat t’i lidhësh nuk është. As të nesërmen, Edi Rama nuk shqipëron një fjalë as për rrëmbim, as për të dënuar aktin”, tha Berisha.
“Mos u çudisni kur të vrapojë në Beograd me ‘Ismailin’ dhe t’i sjellë në Tiranë se i duhet të tregojë një peshë për të lehtësuar veten përpara procesit McGonigal. Gjithçka po e bën për mbijetesën para një procesi që i qëndron si Shpata e Damokleut dhe nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë. Pra, siç e shihni ky është një skenar i përkeqësimit të krizës, në një kohë kur kërkohet shpërshkallëzimi i saj, shtensionimi i saj. Rama dhe Vuçiq po e acarojnë atë”, tha ai.
“Rama dhe Vuçiqi po koordinojnë gjithnjë në projektin e tyre të mëparshëm. Çdo ditë Vuçiqi, njeriu që e ka vendin në Hagë, flet për luftë. Thotë se Albin Kurti do luftë, si mund të dojë një vend pa ushtri luftë? Luftë do ai me vëllain e tij në Tiranë, sepse duan ndarjen e Kosovës. Prandaj i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të jetë i vëmendshëm ndaj veprimeve të këtyre dy autokratëve famëzinj. Përsëris thirrjen time ndaj autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë për shtensionimin e situatës dhe rikthimin sa më parë te Marrëveshja e Ohrit si një marrëveshje e cila në vlerësimin tim, jep një përparim të madh në marrëdhëniet mes dy vendeve”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale