LAJMI I FUNDIT:

Forumi i Prespës, Presidenti Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm, Prishtina dhe Beogradi të ndërmarrin përgjegjësitë historike

Forumi i Prespës, Presidenti Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm, Prishtina dhe Beogradi të ndërmarrin përgjegjësitë historike

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përsëritur sot qëndrimin se Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm dhe se integriteti territorial dhe sovraniteti i saj nuk mund të vihen në dyshim.

Gjatë fjalës së tij në forumin e Prespërs, kreu i shtetit shqiptar iu bëri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të ulen në tryezën e bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit që çon më pas drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke.

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi”, tha ai.


“Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke”, shtoi Begaj.

Zhvillimet në veri, emisari Escobar sot mban konferencë për media
Lexo po ashtu Zhvillimet në veri, emisari Escobar sot mban konferencë për media

“Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm!”, tha presidenti shqiptar.

“Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre”, tha mes të tjerash Begaj.

Në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialog merrnin pjesë dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori