LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku kërkon nga presidentja Osmani që të ketë pozicion të qartë mbi veprimet e Qeverisë së Kosovës

Abdixhiku kërkon nga presidentja Osmani që të ketë pozicion të qartë mbi veprimet e Qeverisë së Kosovës

Udhëheqësi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kërkon nga presidentja Vjosa Osmani që të ketë qëndrim të qartë për veprimet e Qeverisë së Kosovës.

“Unë e kam brengën e pozicionit të presidentes së vendit, njeriut më të larte me pozicion shtetar në republikë karshi fundamenteve të vet republikës, madje edhe në çështje që e prekin fushëveprimin e saj, siç është politika e jashtme dhe siguria – në këtë rast Ushtria e Kosovës”, u shpreh ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.


Ai shtoi se në dy paraqitjet e tij të fundit ka pasur një kërkesë të njëjtë, që presidentja të ketë rol të qartë mbi relacionet në të cilat Kosova gjendet sot, dhe se këtë pozicion të qartë ai vlerëson se nuk e ka gjetur ende.

“Nga anulimi i mbështetjes ushtarake ‘Defender 2023’, presidentja do të duhej të ishte e para që shpreh jo vetëm keqardhje, por edhe kërkon llogari prej kryeministrit, sepse ka prekur ushtrinë në të cilën ajo është komandante supreme”.

“Ajo nuk e ka ende të shprehur qartazi pozicionin për veprimet e Qeverisë së Kosovës. Unë këtë zë e kërkoj ende, e inkurajoj presidenten që të ketë qëndrim të qartë”, përfundoi ai.

Abdixhiku deklaroi se Vetëvendosja e ka për synim rrënimin e shtetit të Kosovës.

Siç u shpreh ai bindjet “e regjimit” i ka të qarta dhe se Vetëvendosja e ka një historik antiperëndimor.

“Këta që janë në pushtet, Vetëvendosja, nuk e duan Kosovën as si shtet, nuk e kanë dashur asnjëherë. Ndoshta janë edhe në një mision ideologjik e historik për ta rrënuar këtë shtet”.

“Çdo veprim i tyre është rrënues për këtë shtet. Ata edhe hapur sot pretendojnë zhbërjen e këtij shteti,  kjo nuk është fshehtësi”.

“Pra, kërkesa për republikë të re është fundament ideologjik. Nuk është diçka që unë po e them. Ndoshta janë edhe në skenarë të tillë, dhe unë jam i bindur që ka një grup të Tiranës aty që bën ideologji të tillë kundër Republikës dhe Kushtetutës së Kosovës dhe të gjitha shtyllave që kjo republikë dhe kushtetutë qëndron, së pari nga më e forta, aleancës properëndimore”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Kronika e Zezë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Lajme
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Lajme
Kalo në kategori