LAJMI I FUNDIT:

PSG e do Bernardo Silvan, Man City i kërkon shkëmbim lojtarësh

PSG e do Bernardo Silvan, Man City i kërkon shkëmbim lojtarësh

Manchester City është i hapur për një shkëmbim lojtarësh si pjesë e interesit të Paris Saint-Germain për Bernardo Silva.

Reprezentuesi portugez kërkohet nga ish-drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, i cili fillimisht e solli në Francë te AS Monaco.


Sipas mediumit RMC Sport, PSG është e etur për të hapur bisedimet me Cityn për një çmim për yllin portugez, Bernardo.

PSG ofron dyshen italiane në marrëveshjen për Bernardo Silvan
Lexo po ashtu PSG ofron dyshen italiane në marrëveshjen për Bernardo Silvan

Ndërsa heziton të humbasë mesfushorin me tipare sulmuese, City do të respektojë dëshirën e lojtarit nëse ai dëshiron të largohet.

Dhe si pjesë e negociatave, City ka bërë të ditur se do të insistojë që PSG të përfshijë të riun Warren Zaire-Emery në negociata.

Vetëm 17 vjeç, mesfushori Zaire-Emery bëri 31 paraqitje mbresëlënëse për PSG-në sezonin e kaluar.

Çmimi i Bernardos vlerësohet të jetë 80 milionë euro, ndërsa i talentit francez sillet rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/