LAJMI I FUNDIT:

Një pasagjer i hutuar u zgjua nga gjumi për ta parë vetën në hapësirën e bagazheve të një aeroplani

Një pasagjer i hutuar u zgjua nga gjumi për ta parë vetën në hapësirën e bagazheve të një aeroplani

Një burrë është filmuar duke pushuar në hapësirën e bagazheve të një aeroplani gjatë një fluturimi.

Pamjet të cilat u publikuan në TikTok tregojnë një burrë të hutuar duke dalë nga hapësira ku zakonisht vendosen çantat nga pasagjerët, transmeton Telegrafi.


“Një minutë je në një klub në Ibiza… në tjetrin zgjohesh në dollapin e Ryan Air”, thuhet në mbishkrimin e videos.

@domdolla Lads lads lads #stagdo @Ryanair ♬ Eat Your Man with Nelly Furtado – Dom Dolla

Një pasagjer i cili ishte dëshmitar i kësaj skene shtoi se e gjitha kjo ishte bërë në një formë shakaje ku disa burra mbrapa aeroplanit e kishin futur shokun e tyre në momentin kur zbarkoi aeroplani.

Njerëzit në komente iu duk shumë qesharake. /Telegrafi/