Bytyqi: Inflacioni është në rënie, nga 19,8% vitin e kaluar do të bie në 8% në vitin 2023
Inflacioni është në prirje rënëse dhe këtë e vërtetojnë të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistika, të cilat tregojnë se nga 19,8% në tetor të vitit 2022, inflacioni ra në 11,3% për muajin paraardhës, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.
Bytyqi për “Lokalno” tha se pret që ky trend i uljes së inflacionit të vazhdojë deri në fund të vitit, gjë që është në përputhje me parashikimet e BPRM-së dhe Qeverisë, sipas të cilave inflacioni për gjithë vitin 2023 do të jetë rreth 8%.
“Nga ana tjetër, pritshmëria e rritjes së pagave me shkallë dyshifrore është realitet, duke pasur parasysh faktin se kemi arritur të krijojmë një mjedis ekonomik tërheqës për fluksin e investimeve të reja direkte vendore dhe të huaja që krijojnë një vlerë të shtuar shumë më të lartë, po ashtu do të rritet produktiviteti i ekonomisë së përgjithshme dhe do të rezultojë me një rritje reale të pagës mesatare në ekonominë e përgjithshme”, tha Bytyqi.
Bytyqi iu referua edhe pritshmërive për lëvizjen e inflacionit, për të cilat tha se duhet të kemi parasysh që ekonomia jonë kombëtare nuk është e izoluar, e mbyllur.
“Ne jemi të ekspozuar ndaj forcave ekonomike që nuk njohin kufij dhe që ndikojnë në përcaktimin e performancës sonë. Kriza ekonomike nuk ka përfunduar ende, çështjet e energjisë janë ende të hapura. Nuk kishte asnjë ekonomi që të mos ndjente pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, një luftë që vazhdon ende dhe askush nuk mund të parashikojë se si do të zhvillohet. Ka shumë faktorë variabël që ndikojnë në inflacion, tek të cilët ne nuk kemi ndikim, megjithëse jemi të ekspozuar ndaj pasojave të tyre”, tha Bytyqi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian